Portreti me 276 mijë e 138 gëzhoje plumbash i Agim Ramadanit, vendoset në Gjilan

Prishtinë | 02 Maj 2019 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Me 276 mijë e 138 gëzhoja plumbi është ndërtuar portreti i komandant Katanës, Agim Ramadanit.

Mozaiku i ndërtuar nga një i ri Besart Gashi, është vendosur në Qendër të Gjilanit në ditën e lindjes së Agim Ramadanit.Shumë qytetarë u mblodhën për të parë nga afër zbulimin e këtij punimi të heroit kombëtar Katana.

Ideatori dhe sponsorizuesi i këtij monumenti, Muhamet Ajrullahu tha se ndihet i lumtur që qytetarët e Gjilanit tani çdo ditë do të zgjohen me portretin e heroit të tyre, Agim Ramadanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme