Lëvizja Vetëvendosje thotë se edhe në Preshevë e Tetovë, qytetarë të shumtë janë solidarizuar me familjarët dhe VV-në, me rastin e vdekjes së Astrit Deharit.
Në të dy qytetet përkatëse janë ndezur qirinj, duke nderuar dhe lutur për shpirtin e të riut 26-vjecar që u nda nga jeta para pak ditësh në burgun e Prizrenit.
Po ashtu në këto dy ngjarje u kërkua që të zbardhet rasti i vdekjes së Deharit, duke kërkuar drejtësi dhe paanshmëri gjatë procesit hetimor, transmeton Ekonomia Online.
Dehari u varros sot në fshatin Zllatar, ndërsa gjatë ditës për të nderuar jetën dhe veprën e tij u mbajt edhe një mbledhje komemorative, si dhe një marsh me anë të së cilit u kërkua të zbardhet rasti që qoi në vdekjen e tij.