Prishtinasit në hall nga kompanitë ndërtuese, krijojnë zhurmë edhe në ditë pushimi e orë të vona

Prishtinë | 23 Qer 2019 | 22:21 | Nga Ekonomia Online

Pavarësisht që është ditë pushimi, që nga ora 7 e mëngjesit një kompani ndërtimore, vazhdon edhe në orët e vona të natës të krijojë zhurmë të madhe, e që për banorët e lagjes Aktash del të jetë e papërballueshme.

Në redaksinë e EkonomiaOnline kanë mbërritur disa fotografi që banorët e kësaj lagjeje i kanë dërguar dhe kanë treguar se një kompani që ka filluar të ndërtojë një ndërtesë në këtë lagje po iu shkakton zhurmë të madhe, por edhe bllokim të lirisë së lëvizjes.

Ata ftojnë inspektoratin komunal, por edhe Policinë e Kosovës që të dalin në vendin e ngjarjes dhe të merren me këtë rast.

Të ngjashme