Protestohet para Ministrisë së Arsimit, shkak abuzimi seksual ndaj të miturës në Prishtinë

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 12:24 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka protestuar para Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) në lidhje me rastin në shkollën “Faik Konica”, raporton Ekonomia Online.

Fjolla Muçaj, organizatore, tha se tasti i fundit të ndodhi në shkollën ‘Faik Konica’ ka treguar edhe një herë realitetin e frikshëm me të cilin rriten vajzat në Kosovë.

Sipas saj, abuzimi seksual ndaj vajzave në shkolla është çështje urgjente me të cilën duhet të merret institucionet dhe shoqëria.

“Rasti i fundit të ndodhi në shkollën ‘Faik Konica’ ka treguar edhe një herë realitetin e frikshëm me të cilin rriten vajzat në Kosovë. E ky realitet, ku rreziku për abuzime seksuale është i vazhdueshëm, vjen pikërisht për shkak të dështimit shoqëror e institucional për ta trajtuar dhunën ndaj vajzave e grave si problem serioz dhe shqetësim për sigurinë publike”.

“Patriarkaliteti i institucionalizuar është duke ua rrezikuar të drejtën për shkollim e rritje të shëndoshe fëmijëve nëpër shkolla. Kjo pasiqë, institucionet tona kanë dështuar vazhdimisht të nxjerrin politika te mirëfillta të cilat do ta trajtonin me seriozitet dhunën seksuale që u ushtrohet vajzave, duke mos e njohur fare prezencën e këtij fenomeni dhe nevojën për ta trajtuar. Ne anën tjetër, ne jemi thellësisht të shqetësuara me raportimin medial të këtyre rasteve dhe konsiderojmë se një pjesë e problemit janë edhe vetë mediave dhe raportimi skandaloz i tyre. Mediat janë duke u bërë pengesë serioze në luftimin e këtyre fenomeneve, duke i trajtuar çështjet e dhunës me baze gjinore si lajme ‘sensacionale’ e mjete përmes së cilave fitojnë më shumë, duke shkelur mbi të gjitha parimet njerëzore e gazetareske”.

“Zbulimi i identitetit të viktimave dhe fëmijëve të involvuar në këto raste siç ishte ky i fundit, është i patolerushëm, për çka kërkojmë dënime nga autoritetet gjegjëse. Ne e dimë fare mirë që rastet e bëra mediatike brenda gargeve të shkollave, nuk janë raste të izoluara, por fenomen i cili është në shkallë të frikshme prezent në të gjitha mjediset tona private e publike”.

“Andaj dhe si të tilla duhet trajtuar. Sistemi ynë dhe të gjitha institucionet, duke nisur nga familja e deri tek institucionet publike janë duke prodhuar ngacmues e abuzues seksualë. Kjo është duke u bërë përmes edukimit patriarkal, shtresëzimit e ushqimit të pabarazive dhe neglizhimit të çështjeve akute siç është dhuna seksuale ndaj vajzave dhe grave. Abuzimi seksual i vajzave në shkolla është çështje urgjente me të cilën duhet të merremi të gjithë ne. Megjithatë më së shumti duhet të merret Ministria e Arsimit. Ky fenomen duhet luftuar në disa nivele dhe përfshinë shumë palë, duke nisur nga një ndërgjegjësim i familjes, shkollave, mediave e shoqërisë, i cili duhet dhe mund të bëhet vetëm nga shteti”.

Ajo ka paraqitur edhe kërkesat e tyre e që ishin: Futja e edukatës seksuale në shkolla; Ambiente të sigurta për nxënëset/it dhe Punësimi i punëtoreve/ëve sociale dhe psikologeve/ëve në të gjitha shkollat, raporton EO.

“Andaj, ne sot duam ta kthejmë vëmendjen te ministria dhe t’ua bëjmë edhe një herë me dije që këtij neglizhimi institucional duhet t’i vije fundi dhe që jeta e siguria e vajzave në shkolla është në rrezik dhe si të tillë duhet adresuar përmes politikave të mirëfillta e të drejta gjinore. Prandaj, kërkesat tona janë të qarta: 1. Futja e edukatës seksuale në shkolla; 2. Ambiente të sigurta për nxënëset/it; 3. Punësimi i punëtoreve/ëve sociale dhe psikologeve/ëve në të gjitha shkollat. Ne nuk do të ndalemi deri sa të realizohen këto tri kërkesa. Deri sa vajzat dhe gratë të jetojnë të lira noa çfarëdo lloj dhune dhe kontrolli, kudo që ato janë”.

Përderisa Policia e Kosovës ka reaguar pas publikimit të një videoje në disa portale, sipas së cilës pretendohet se ka ndodhur një rast i abuzimit seksual në mes të nxënësve në oborrin e një shkolle në kryeqytet.

Në njoftimin e Policisë thuhet se nga zyrtarët e shkollës Policia ka pranuar një informacion me ndjeshmëri, i cili është trajtuar në koordinim me drejtuesit e shkollës, zyrtarët e Qendrës për punë dhe mirëqenie Sociale si dhe Prokurorin e shtetit.

Lexo më shumë:

Të ngjashme