Protestojnë punëtorët e sigurimit të UP-së, kërkojnë t’iu njihet stazhi

Prishtinë | 01 Nën 2017 | 12:11 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Punëtorët e sigurimit ne Universitetin e Prishtinës protestuan sot para rektoratit me kërkesën që t’ju njihet stazhi i punës së tyre, apo 0.5% e pagës së tyre.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës Jusuf Azemi  ka thënë se arsyeja e protestës është mos pagesa e stazhit të punës konformë nenit 48 të Marrëveshjes së përgjithshme Kolektive të Kosovës.

“Pse  neve mos të na takojnë drejtat tona , duhet të bëhet  pagesa e 0,5%, nëse nuk ka lëvizje do të hyjmë në grevë, dhe e fundit tani na duhet të iniciojmë me procedurë gjyqësorë, ligji thotë që kanë te drejta të barabarta sektori publik dhe privat, derisa na nuk i gëzohemi të drejtave. Marrëveshja që është nënshkruar për kompanitë private nuk është zbatuar, dhe u dashtë të tërhiqet vërejta se është obligim ligjor, neve na takon kjo me ligj si gjithë sektorit publik”.

Kjo kompani ka rreth 100 punëtorë, të cilëve sipas tyre nuk ju paguhet stazhi, kanë rroga të vogla, dhe se ndërrimi i ditës paguhet njëjtë si ndërrimi i natës.

Bujar Hasani, sigurim në universitetin e Prishtinës, tregoi për ankesat që kanë.

“Jena qu për drejtat tona, jemi kundër rektoratit, që ata që punojnë ditën edhe natën  paguhen njëjtë, nuk paguhet rrezikshmëria në punë”.

Rektori, Marjan Dema, tha se nëse 0,5% është i përfshirë në kontratë atëherë do të zbatohet ligji, po ajo nuk mund të ndryshohet dhe do të bëhet kontrata e re.

”As ma shumë as ma pak nuk do të bëhet vetëm çka është në kontratë do të zbatohet”.

Në protestë ishin prezent dhjetëra punëtorë, ndërsa përfaqësuesit e tyre janë futur në rektorat për të negociuar.

Azemi pas takimit tha se rektorati duhet të marrë leje edhe nga kryeministri për zbatimin e marrëveshjes për sektorin privat.

”Ishte një dialog i mirë, i qetë, sindikata ofrojë argumentet e veta për të paguar 0,5 për qindshin, rektorati qndronte në atë se duhet të merret viza edhe nga Ministria e Punës dhe nga kryeministri i Kosovës, mbetet që bashkërisht ne të bëjmë presion që mjetet të cilat ju takojnë ti merrni, të bëjmë presionet te institucionet relevante dhe të ndjekim rrugën ligjore për të cilën unë besoj që këto mjete shumë shpejtë do të jenë në llogaritë e juaja”, tha Azemi.

Të ngjashme