Pushimet e prokurorëve kanë ndikuar në ngecjen e zgjidhjes së lëndëve të korrupsionit

Prishtinë | 23 Shk 2018 | 13:13 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zgjidhja e lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike për vitin 2017 ka ngecur për shkak të pushimeve vjetore të prokurorëve. Kështu tha, kryeprokurori Aleksandër Lumezi në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës, raporton Ekonomiaonline.

Ndonëse tha se zgjidhja e lëndëve në vitin 2017 është një sukses i mirë, Lumezi pranoi që për shkak të pushimeve në tremujorin e tretë të viti që lamë pas, njësitet e krimeve ekonomike dhe korrupsionit kanë ngecur në zgjidhjen e këtyre lëndëve.

“Tash duke i parë statistikat përfundimtare për vitin 2017 shihet se të gjithë prokurorët duke i përfshirë edhe të njësitit edhe të prokurorisë speciale por edhe prokuroritë e tjera themelore kanë treguar relativisht një sukses të mirë”.

“Nga 402 lëndë që i kemi pranuar i kemi zgjedh 412 lëndë që është një sukses i mirë dhe duhet me u lavdëruar puna e prokurorëve gjatë këtij tre mujorit të fundit por edhe gjatë gjithë viti 2017 ndoshta kemi ngecur pak në tre mujorin e tretë për shkak të pushimeve edhe shumica e prokurorëve të cilët kanë punuar në njësitin për krime ekonomike dhe korrupsionit kanë qenë në pushim vjetor “, tha ai.

Prokurori Bahri Hyseni tha se prokuroria gjatë viti 2017 kanë qenë në punë 3620 kallëzime për vepra penale karakteristike, prej të cilave sipas tij janë zgjidhur 1668.

Hyseni tha se nëse vazhdohet me efikasitetin e njëjtë të zgjidhjes së lëndëve, atëherë numri i lëndëve të pazgjidhura do të zvogëlohet dukshëm.

“Gjatë viti 2017 kemi trashëguar nga periudha paraprake 1791 kallëzime penale, lëndë të pranuara gjatë vitit 2017 kanë qene 1829 kallëzime penale. Viti 2017 ka pasur një rritje të numrit të kallëzime penale me vitin paraprak, 3620 kallëzime penale kanë qenë në punë për vepra penale karakteristike. Gjatë vitit që lamë pas janë kryer 1668 kallëzime penale, kane mbet të pa proceduara 1814 kallëzime penale”, tha Hyseni.

Të ngjashme