Qeveria shpall 2022-ën vit të personave me aftësi të kufizuara

Prishtinë | 01 Dhj 2021 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Viti i ardhshëm do të konsiderohet si viti i personave me aftësi të kufizuara.

Ky vendim është marrë dje në mbledhjen elektronike të qeverisë, derisa kryeministri Albin Kurti është zotuar se do të punojnë për një shoqëri ku të gjithë janë të barabartë.

“Shpallëm vitin 2022 – Vit i personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës. Së bashku do të punojmë për një shoqëri me gjithëpërfshirje e mundësi për të gjithë”, ka shkruar ai në Facebook, njofton Klankosova.tv.

Qeveria gjatë këtij viti ka funksionalizuar Këshillin për Personat me Aftësi të Kufizuar dhe ka miratuar planin e veprimit për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar në Kosovë.

Shefi i qeverisë kosovare kishte deklaruar se me funksionalizimin e këtij këshilli i janë përgjigjur domosdoshmërisë për përkrahje institucionale për të rritur cilësinë e jetës dhe mirëqenien e personave me aftësi të kufizuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme