Ramush Haradinaj arrin në Kosovë

Prishtinë | 27 Pri 2017 | 19:45 | Nga

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ramush Haradinaj, pas lirimit nga Gjykata e Colmarit, tashmë ka mbërritur në Prishtinë.

Aeroplani me të cilin ka udhëtuar tashmë ka ateruar dhe se pritet të takohet me bashkëshorten dhe fëmijët e tij, raporton Ekonomia Online.

Për ta pritur në aeroport kanë dalur edhe zyrtarë të AAK-së si dhe simpatizantë.

AAK-ja kishte refuzuar që për liderin e saj të bëhet pritje shtetërore.

Haradinaj pas pak do t’u drejtohet qytetarëve nga shesho “Zahir Pajaziti”, ku i është bërë një pritje e organizuar.

Të ngjashme