Reagon Haradinaj pas arrestimit të tre personave për vrasjen në Gllogjan

Prishtinë | 11 Dhj 2021 | 22:02 | Nga Ekonomia Online

Kryeyari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas konferencës për media nga Prokuroria e Shtetit ku u njoftua se janë arrestuar tre persona për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se ky është një mesazh i qartë se askush nuk mund të fshehet pas krimit dhe se drejtësia do të arrijë te secili.

Tutje Haradinaj ka përgëzuar organet e drejtësisë për punën e tyre.

“Përshëndes kapjen e të dyshuarve të krimit që ndodhi në Gllogjan disa javë më parë.Ky është një mesazh i qartë se askush nuk mund të fshehet pas krimit dhe se drejtësia do të arrijë te secili.Organet e rendit dhe drejtësisë i përgëzoj për punën e tyre intensive në dobi të ndriçimit të rastit që na ka tronditur të gjithëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme