Reçica dhe Sahiti nënshkruajnë memorandum, studentëve u mundësohet punë praktike në MMPS

Prishtinë | 08 Dhj 2020 | 13:28 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MMPS), Skender Reçica dhe rektori i UP-së, Naser Sahiti kanë nënshkruar memorandum të bashkëpunimit. Qëllimi i këtij memorandumi është angazhimi i studentëve të Punës Sociale në punë praktike në MMPS, raporton Ekonomia Online.

Kjo marrëveshje parasheh për një vit angazhimin në praktikë në punë nga 80 deri 100 studentë të diplomuar në Departamentin e Punës Sociale dhe në disa drejtime tjera që kanë kualifikimin adekuat në ofrimin e shërbimeve sociale.

Këta studentë në kuadër të kësaj marrëveshje do të kenë mundësi të përmbushin edhe kriteret për t’u licencuar si ofrues individual të shërbimeve sociale nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Reçica tha se  ky nuk do të jetë bashkëpunimi i fundit ndërmjet këtyre dy institucioneve, duke u mundësuar studentëve qasje në tregun e punës.

“Është kënaqësi që po konkretizojmë marrëveshje që të rinjtë tanë të kenë mundësi për punë praktike në ministri. Ne kemi nevojë për studentë në tregun e punës”.

“Duhet një bashkërendim i aktiviteteve ndërinstitucional. Ne po bëjmë zyrtare këtë marrëveshje dhe po u japim studentëve hapësirë për t’i treguar përvojat e tyre në praktikë”.

Ndërsa rektori i UP-së Naser Sahiti theksoi se ka shikua me kujdes memorandumit dhe se ai është shumë përmbajtjesor, raporton EO.

“Mendoj që kjo mënyrë e bashkëpunimit i ndihmon edhe vendit. Kemi numër të madh të papunëve dhe sektor që nuk mund t’i mbulojmë. Ky memorandum iu ofron studentëve të ballafaqohen me punë praktike”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme