Reçica premton ligj gjithëpërfshirës për personat me aftësi të kufizuara

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 18:19 | Nga

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në ditën botërore të autizmit ka thënë se MPMS, në kuadër të përpjekjeve për mbështetje ndaj kësaj kategorie dhe të gjitha kategorive me nevoja të veçanta, do të hartojë një ligj gjithëpërfshirës për personat me aftësi të kufizuara.

Postimi i plotë i Reçicës:

Në Ditën Botërore të Autizmit, ritheksoj përpjekjet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për mbështetje ndaj kësaj kategorie dhe të gjitha kategorive tjera me nevoja të veçanta, në përgjegjësitë që bien në domenin tonë.

Në kuadër të përpjekjeve, kemi paraparë edhe ndryshime ligjore dhe jemi duke punuar në hartimin e një ligji gjithëpërfshirës për persona me nevoja të veçanta.

Personat me autizëm dhe të gjitha kategoritë me nevoja të veçanta meritojnë mbështetje të vazhdueshme, trajtim të duhur dhe integrim të shoqëri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme