RIDEA: Procesi i integrimit evropian me mangësi të shumta

Prishtinë | 16 Dhj 2016 | 12:09 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Procesi i integrimit evropian të shtetit të Kosovës po ecën me mangësi dhe sfida të shumta. Po ashtu elita politike në 15 vjetët e fundit nuk ka treguar gatishmëri dhe aftësi për ta çuar procesin përpara.

Gjithashtu Bashkimi Evropian nuk është treguar i drejtë sikurse ndaj vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit.

Kështu u tha në konferencën ndërkombëtare “Rruga evropiane e Kosovës përtej iluzioneve dhe simbolikës: Në Kërkim të “Rrugës së Tretë” të organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA).

Tryeza kishte për qëllim mbi sfidat e procesit të Integrimit Evropian respektivisht mbi atë se si Kosova do ta gjej rrugën e drejtë përtej simbolikës dhe iluzioneve në procesin e Integrimit

Labinot Greiçevci nga RIDEA, tha se procesi i integrimit evropian të Kosovës përballet me njëfarë lloj trekëndëshi të sfidave, ndërsa sfida e parë është vetë Kosova dhe elita politike e saj.

“Kemi një elitë politike, e cila në 15 vitet e fundit nuk ka treguar gatishmëri dhe aftësi për ta quar përpara procesin e Integrimit Evropian. Po ashtu, edhe Serbia gjatë këtyre viteve ka një retorik që do të procedojmë tutje me integrime evropiane, demokraci, vlera perëndimore etj, Ndërkaq në mes natë kujdeset të ndërtojë mure të reja midis shqiptarëve të Kosovës dhe komunitetit pakicë serbë”, ka thënë ai.

Sipas tij, edhe Bashkimi Evropian në raport me Kosovën nuk ka ofruar atë që e ka bërë për vende tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Ai mekanizmi i shkopit në raport me Kosovën dallon me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Allessandra Roccasalvo nga UNDP-ja, tha se Kosova nuk është lënë anash, por ka probleme më të mëdha sikurse që është fluksi i refugjatëve nga Siria.

“Ne po mundohemi që Kosovën tua prezantojmë njerëzve, sepse është një shtet i vogël. Mund të jemi pozitiv, por është me rëndësi që të kemi progres”, u shpreh Roccasalvo.

Ndërsa, Thomas Gnocchi nga Zyra e BE-së në Kosovë, tha se është mirë që në fund të vitit të shohim se ku kemi arritur.

“Pajtohemi që procesi nuk ka shkuar ashtu siç duhet. Nuk duhet ta nënvlerësojmë edhe dialogun me Serbinë. Nëse shikojmë çështje të vogla siç është ajo e murit të Mitrovicës duhet të shikojmë pak më gjerë duhet të dimë se a po bëhet për përfitime…”, ka thënë Gnocchi.

Lexo më shumë:

Të ngjashme