Roy J. Macaraeg viziton Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj

SAMSUNG DIGITAL CAMERA
Prishtinë | 19 Dhj 2018 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i kampit amerikan në Bondstil, Koloneli  Roy  J. Macaraeg, i shoqëruar nga stafi i tij, vizitoi sot Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj. Me këtë  rast, koloneli Macaraeg, u prit nga Drejtori i DRP-së në Ferizaj, nënkoloneli Gazmend Hoxha me stafin e tij.                                                                         

Nënkoloneli Hoxha, e informoi ushtarakun e lartë amerikan, me situatën e sigurisë në këtë rajon si dhe me punën e angazhimet e policisë në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve për krijimin e ambientit të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët në zonën e përgjegjësisë të rajonit të Ferizajt dhe më gjerë.

 Koloneli amerikan, Macaraeg, u interesua për së afërmi për aktivitetet e policicë, ndërsa me nikoqirin janë diskutuar edhe çështje të tjera që ipërkasin aspektit të sigurisë në zonën e përgjegjësisë në rajonin e Ferizajt. Nënkoloneli Hoxha dhe Koloneli Macaraeg, thanë se bashkëpunimi i DRP-së së Ferizajt me bazën ushtarake amerikane në Bondstill do të jet shumë i mirë, ashtu siç ka qenë në vazhdimësi.

Në takim, u bisedua gjithashtu edhe për mundësinë e organizimit të aktiviteteve të përbashkëta sportive dhe të tjera  ndërmjet policisë dhe ushtareve të KFOR-it në bazën amerikane në Bondstill.

Të ngjashme