Selimi dhe ambasadori i Konfederatës së Zvicrës, bisedojnë për reformat në drejtësi

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Ministri Drejtësisë, Selim Selim, ka zhvilluar një takim ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në Prishtinë, Thomas Kolly.

Në këtë takim sipas Selimit, është diskutuar për prioritetet dhe reformat në sistemin e drejtësisë.

Ai poashtu ka falënderuar Zvicrën për mbështetje në sistemin e drejtësie.

Takim njoftues me ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në Prishtinë, Thomas Kolly, me të cilin diskutuam për prioritetet dhe reformat në sektorin e drejtësisë, si dhe për avancimin e bashkëpunimit tonë për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Shpreha mirënjohje për mbështetjen aktive të Zvicrës në ndërtimin e demokracisë̈, avancimin e institucioneve të sundimit të ligjit dhe zhvillimin e gjithmbarshëm në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme