Shkëlzen Gashi: Unë asnjëherë nuk kam thënë se UÇK-ja ka kryer krime

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 21:13 | Nga Ekonomia Online

Ish këshilltari politik i kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashi ka thënë se nuk ka deklaruar asnjëherë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka kryer krime gjatë luftës.

Gashi theksoi se ai kishte deklaruar se ka pasur individë brenda UÇK-së të cilët sipas tij kanë kryer krime dhe duhet të denohen.

“Unë asnjëherë nuk kam thënë se UÇK-ja ka kryer krime. Por dyshohet se individë brenda UÇK që e kanë keqpërdorë uniformën dhe nëse ka dëshmi duhet të dënohen”, ka deklaruar Gashi në Klan Kosova.

Të ngjashme