Shpend Ahmeti: Rrugët e Prishtinës po pastrohen, por kujdes gjatë vozitjes

Prishtinë | 16 Dhj 2018 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Reshjet e borës e kanë vështirësuar qarkullimin edhe në rrugët e kryeqytetit, të cilat sipas kryetarit Shpend Ahmeti, po vazhdojnë të pastrohen edhe sot gjatë ditës.

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm gjatë vozitjes.

“Pastrimi i rrugëve për t’i bërë të kalueshme është bërë tërë natën dhe vazhdon edhe tani. Edhe më tutje, ju lusim për qarkullim të kufizuar me vetura dhe për kujdes në vozitje”, ka shkruar Ahmeti.

Pastrimi i rrugëve për ti bërë të kalueshme është bërë tërë naten dhe vazhdon edhe tani. Edhe më tutje, ju lusim për qarkullim të kufizuar me vetura dhe për kujdes në vozitje.

Posted by Shpend A. Ahmeti on Sunday, December 16, 2018

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme