Shpërthen gypi, lagjja “Dardania” në Prishtinë mbetet pa ujë të pijshëm

Prishtinë | 17 Jan 2021 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Kompania Ujësjellësit Rajonal, “Prishtina”, njoftoi se në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, ka pëlcitur gypi i ujit në lagjen “Dardania”, përcjell Ekonomia Online.

Si rrjedhojë e kësaj, banorët e kësaj lagje kanë mbetur pa ujë të pijshëm.

KRU “Prishtina” njofton se ekipet teknike janë në vendin e ngjarjes.

“Sa do zgjasë sanimi, varet nga natyra e defektit. Do ju mbajmë të informuar”, thuhet në njoftimin e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme