Si do të jetë moti në ditët në vazhdim?

Prishtinë | 14 Jan 2020 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së mërkurë do të mbajë mot i qetë, me mjegull dhe kryesisht i vranët, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Të enjten, sipas IHMK’së, parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Instituti njofton se “në mëngjes gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit, parashihet mot me ngrica të dobëta, por për shkak të lagështisë së lartë të ajrit, ngasësit e makinave duhet të kenë kujdes në komunikacion”.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius deri 6 gradë Celsius”, thekson IHMK’ja.

Shtypja atmosferike, sipas institutit, mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales, cilësia e ajrit gjithashtu mbetet në vlerat e pashëndetshme, për shkak të kësaj situate pasive meteorologjike.

Do të fryjë erë e dobët nga verilindja, bën të ditur IHMK’ja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme