Situata politike ka penguar Reformën në Administratën Publike, si pasojë Kosova ka humbur mijëra euro

Prishtinë | 30 Mar 2021 | 12:01 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndërrimi i shpeshtë i qeverive ka bërë që Kosova të ngecë në zbatimin e Reformës së Administratës Publike, gjë e cila Kosovës i ka kushtuar edhe me humbje të mijëra eurove nga BE-ja, raporton Ekonomia Online.

Në konferencën për medie në të cilën është publikuar raporti i Lëvizjes Fol“Reformat e Administratës Publike në Gjendjen e Stagnimit”, u tha se vetëm në vitin 2018 pati një punë të mirë në këtë drejtim.

Drejtoresha e FOL Mexhide Demolli-Nimani gjatë prezantimit të raportit tha se mungon vullneti politik për të zbatuar të gjitha synimet për reformën në afrimin e

Ajo tha se Kosova ka humbur mijëra euro për shkak të mos zbatimit të reformave

“Lëvizja Fol nga muaji tetor e ka monitoruar zbatimin e kontratës për reformën e Administratës Publike. Objektivi i përgjithshëm i kontratës për reformën në administratë është të ndihmojë qeverinë në aspektin e llogaridhënies dhe transparencës. Kontrata e reformës sektoriale përmban objektiva të reformës që janë thelbësore për qytetarët dhe komunitetin e biznesit. Në viti 2018 qeveria punoi mirë në arritjen në reformën e Administratës Publike. Viti 2019 ishte vit jo i mirë sa i përket reformave në Administratën Publike, synimet e reformës të vitit 2020 u zhvendosën për vitin 2021 duke i dhënë një mundësi qeverisë së re që ti sigurojë 5.5 milionë euro nga fondet e BE-së. Nuk ka vullnet politik për të zbatuar të gjitha syninet për reformën e Administratës Publike veçanërisht nga agjencitë”, tha ajo.

Ajo tha se viti 2021 paraqet mundësinë e zbatimit të kontratës për reformën në administratë.

“Viti 2021 paraqet mundësinë kontratën e reformës të sektorit për reformën e administratës publike dhe në këtë mënyrë ti kalojnë qeverisë 5.5 milionë euro. Kosova ka humbur mijëra euro si mos zbatim të reformave”, tha Demolli-Nimani.

Luigi Brusa shef i sektorit për bashkëpunim në zyrën e BE-se tha se përveç BE-së, duhet që edhe shoqëria civile të përcjellë zbatimin e reformës në mënyrë që vendimmarrësit të japin llogari.

” Është me rëndësi që jo vetëm BE të vëzhgojë këtë proces por edhe shoqëria civile duhet të përfshihet në monitorimin e zbatimin që ti bëjë vendimmarrësit të japin llogari”.

Ibadete Mehmeti nga departamenti i administratës publike në MPB tha se situata politike e ka penguar mos zbatimin e reformave.

“Përkundër arritjeve të deri tanishme kemi shumë sfida që duhet të adresohen këto objektiva. Siç e ceket edhe ju është situata politike ka ndikuar dukshëm në realizimin e kontratës. Uroj që ne të arrijmë t’i realizojmë këta indikatorë. Ne përmes MPB është kërkuar që ti njoftomë me të gjitha sfidat dhe arritjet dhe cilat janë prioritet për reformat evropiane”, tha ajo.

Të ngjashme