Sot bëhet varrimi i 19 vjeçares Nazlije Sherifi

Prishtinë | 04 Jan 2021 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

19 vjeçarja Nazlije Sherifi ka vdekur dje pas një sëmundje të rëndë.

Asaj i duhej transplanti i veshkës, të cilën vendosi të ja dhuroj i riu nga Deçani, Valmir Aliçkaj.

Por dita ditës gjendja e saj shëndetësore veçse u keqësua. Kësisoj e njëjta nuk arriti t’u bëjë ballë problemeve shëndetësore.

Familjarët e Nazlijes kanë njoftuar se varrimi i 19 vjeçare do të bëhet sot në orën 14:00.

Ndryshe Valmir Aliçkaj dje u shpreh shumë i dëshpëruar me vdekjen e Nazlijes.

Të ngjashme