Sot dhe nesër nxehtë, por priten edhe reshje shiu

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Sot dhe nesër do të mbajë mot kryesisht me diell, pasdite me vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s.

Temperaturat minimale dhe maksimale për qendrat kryesore të Kosovës për sot dhe nesër mund t’i shihni më poshtë:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme