Stadiumi i Vushtrrisë me standarde të FIFA-s e UEFA-s, investohen 600 mijë euro

Vushtrri | 17 Kor 2020 | 14:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe kreu i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Gashi, kanë vizituar stadiumin e këtij qytetit, raporton Ekonomia Online.

Dumoshi tha se kjo ministri ka planifikuar që në këtë stadium të investohen 600 mijë euro e të punohet me specifikat e kërkuara nga UEFA.

“Sot është edhe dita e sportit, Vushtrria njihet me sportistë të mirë, sportiste bile të cilat janë kampione”.

“Ne kemi planifikuar që këtë stadium ta rregullojmë, investimi ka qenë i tribunave por ka mbetur në gjysmë, i kemi paraparë diku 600 mijë euro”.

“Tash do të punojmë shumë ngushtë për specifikat me standardet e UEFA-s”.

Ajo ka apeluar që të respektohen masat e Qeverisë, kundër pandemisë.

“Ta ruajmë shëndetin, kurse ne si Qeveri kemi prioritet zhvillimin e sportit dhe do të jemi pranë jush që të ju krijojmë kushte dhe infrastrukturë siç duhet”.

Kryetari Xhafer Tahiri me këtë rast tha se ky stadium do të jetë i kategorisë së dytë, duke e konsideruar këtë si lajm të mirë për sportistët e kësaj ane, raporton EO.

“Është lajm i mirë që ministria ka bë një projekt dhe ka nda mjete që ky stadium të bëhet i kategorisë së dytë sipas kritereve të UEFA-s”.

“Ministre keni bërë një veprim të mirë për të gjithë sportdashësit për me bë këtë stadium sipas standardeve të FIFA-s dhe UEFA-së”.

Të ngjashme