Studentët e Filozofikut grumbullojë ndihma për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 10:17 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Studentët e Fakultetit Filozofik në Prishtinë kanë organizuar aksionin humanitar për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Nënkryetar i Këshillit të studentëve në Fakultetin Filozofik, Oktaj Hasani tha për Ekonomia Online se ky aktivitet do të vazhdojë gjatë tërë ditës, në grumbullimin e veshmbathjeve, ushqimeve dhe të hollave, të cilat do të nisen drejt Shqipërisë.

“Pas marrjes së informacionit të aksioneve humanitare të cilat u nisen nga të gjithë qytetet e Kosovës. Mbrëmë vendosëm me Studentët e Fakultetit Filozofik kanë vendosur që të bëjnë këtë aktivitet humanitar”.

“Falënderoj studentët të cilët treguan se me gjëra të vogla mund të arrijmë gjëra të mëdha. Aksioni do të zgjasë gjatë tërë ditës. Por edhe gjatë ditës së premte do të dalim në ambientet e fakultetit për të mbledhur qoftë gjera ushqimore apo veshmbathje por edhe ndihma materialen që pastaj do t’i dorëzojmë me ndonjë organizatë tjetër drejt tokave të Shqipërisë”, ka thënë Hasani.

Ai ka kërkuar nga gjithë qytetarët që mos të ndalen dhe ta vazhdojnë kontributin e tyre që t’i dalim në ndihmë të prekurve nga tërmeti, raporton EO.

“Të gjithë qytetarët janë mobilizuar andaj ju bëjë thirrje që mos të ndalin kontributin e tyre dhe te ju gjendemi afër atyre që dikur ishin afër nesh”, u shpreh ai.

Pika e grumbullimit të ndihmave po bëhet brenda objektit të Fakultetit Filozofik në kryeqytet.

Të ngjashme