Tahiri përplaset me protestuesit e Telekomit: Ju jeni ma hajna se unë!

Prishtinë | 16 Nën 2020 | 15:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri iu është përgjigjur punëtorëve të Telekomit të cilët po thërrisnin “hajna, hajna” gjatë protestës para ndërtesës së Qeverisë. “Me ju këqyr në sy, secili prej juve është ma hajn se unë”, ka thënë Tahiri, raporton Ekonomia Online.

Tahiri dhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçin u kanë thënë punëtorëve të Telekomit se Qeveria të martën duhet ta marrë një vendim për kërkesat e tyre.

“Për ata që po thojnë hajna, unë ju këqyri në sy, jeni ma hajna se unë krejt. Unë nuk jam hajn, jam njeri përfaqësues. Nesër Qeveria duhet me ia dhënë kësaj një zgjidhje”, ka thënë Tahiri.

Ai më pas ka kërkuar falje nëse dikush është ndier i ofenduar me përgjigjen e tij, por ka përsëritur se “unë s’jam hajn dhe s’lejoj me më thënë dikush hajn kurrë”.

“Tash do ta dërgoj një e-mail te qeveria, te kryeministri, që këtë punë me kry nesër në afatin më të shkurtër kohor. Jam me ju, ju kuptoj, edhe unë kam fëmijë si ju”, u ka premtuar Tahiri protestuesve.

Disa protestues e kanë pyetur zv.kryeministrin Tahiri dhe ministrin e Ekonomisë, Blerim Kuçi, se a i kanë marrë ata pagat.

Të ngjashme