Takim pune në DRP-së të Ferizajt me partnerë lidhur me ngritjen e sigurisë në shkolla

OLYMPUS DIGITAL CAMERA
Prishtinë | 11 Sht 2019 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të krijimit të partneritetit në mes të policisë dhe segmenteve të tjera të shoqërisë, drejtori i Drejtorisë rajonale të policisë në Ferizaj, Kolonel Emin Beqiri me stafin e tij, dje kanë organizuar një takim pune me drejtorët e drejtorive komunale të arsimit si dhe drejtorët e shkollave të mesme të pesë komunave të rajonit të Ferizajt, transmeton Ekonomia Online.

Qëlimi i këtij takimi ishte përmirësimi i gjendjes aktuale si dhe ndikimi pozitiv në parandalimin e dukurive negative duke ngritur masat e sigurisë dhe prezencën policore si dhe shtimin e aktiviteteve të saj me partnerët e përbashkët.

Pas diskutimeve lidhur me këtë temë,pjesëmarrësit në këtë takim janë dakorduar që të gjinden rrugë dhe mundësi që të sigurohet (në ato shkolla ku nuk ka deri tani) rregullimi i rrethojave të oboreve shkollore,vendosja e kamerave, sigurimi i uniformave për nxënësit si dhe angazhimi i rojeve fizike, me të vetmin qëllim që nxënësve të ju ofrohet siguri më e
madhe në shkolla dhe rreth tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme