Tarifa e Rrugës së Kombit katër herë më e lartë sesa ishte rekomanduar

Prishtinë | 27 Mar 2018 | 08:12 | Nga

Tarifa e vendosur nga Qeveria e Shqipërisë për kalimin në Rrugën e Kombit është katër herë më e lartë sesa çmimi që kishte rekomanduar kompania “Egnatia Odhos”, e cila ka bërë strategjinë mbi tarifimin e rrugës për Shqipëri.

Sipas një raporti konfidencial të kësaj kompanie, çmimi maksimal i përballueshëm nga familjet shqiptare është 3.5 euro për 100 kilometra, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithatë çmimi prej 5 eurosh për vetura, 11.2 euro për autobusë, 16.2 euro për kamionë të mesëm dhe 22.5 euro për kamionë të rëndë, sipas përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës dhe bizneseve, është tejet i lartë.

Ata kanë kundërshtuar këtë tarifë, duke thënë se përbën efekte negative për të dyja anët e kufirit. Për vendosjen e kësaj tarife nuk është njoftuar pala kosovare, ndërkohë që ka paralajmëruar negociata për uljen e çmimit të vendosur për kalimin në këtë rrugë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme