Të dielën mbyllet rruga “Isa Boletini” në Dardani

Prishtinë | 17 Kor 2020 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët, se të dielën, më 19 korrik, për shkak të punimeve do të mbyllet nga ora 7-18 rruga “Isa Boletini” në Prishtinë.

“Rruga “Isa Boletini” në lagjen “Dardania” (nga Termokosi në drejtim të KEDS-it) do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut, të dielën, 19 korrik, prej orës 07:00 – 18:00.

Në këtë kohë do të kryhen punimet në asfaltimin e kësaj rruge”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Të ngjashme