Të mërkurën reshje shiu në disa pjesë të Kosovës

Prishtinë | 17 Nën 2020 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme moti të jetë i vranët dhe me reshje shiu në disa vende

Sipas njoftimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 9-11 gradë celsius

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira. Vranësirat gjatë natës dhe në orët e para të ditës së mërkurë, vende-vende do të shoqërohen me shi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme