Të rinjve u bëhet thirrje të kontribuojnë për zhvillim ekonomik të Kosovës

Prishtinë | 13 Dhj 2018 | 15:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka organizuar takim me studentët e Fakultetit Ekonomik për të diskutuar rreth temës “Kosova ofron perspektivë”.

Në këtë diskutim u tha se rinia kosovare më shumë janë të orientuar tek punësimi në institucione publike se sa në private.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, tha se rinia kosovare më shumë shpreh dëshirën të punësohen në sektorin publik se sa në atë privat, por kompania Al Trade është një shembull i mirë se edhe sektori privat jep mundësi dhe kushte të mira të punës, raporton Ekonomia Online.

“Kompania Al Trade është ndër kompanitë që është sinonim i udhëtimit tonë për liri, për shtetndërtim dhe për zhvillim ekonomik, një rrugëtim që ka kaluar çdo familje e jona dhe në çfarëdo rrethana tjera do ishte më i lehtë në një vend tjetër. Ajo që na karakterizon neve si shoqëri, si familje, si institucion e si kompani është durimi dhe përpjekja mundi puna në kushte të vështira për të mbërri një sukses që e duam nga jeta”, tha Rukiqi.

Ai ka lavdëruar punën e kësaj kompanie në shumë fusha.

“Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ që përveç lojës që na ka bërë krenarë është vepër e kompanisë Al trade dhe për këtë e meritojnë një mirënjohje të veçantë. Vetëm investimi në edukim, edukimi cilësor garanton të ardhmen e një shoqërie e sidomos në një vend ku shumica janë rini. Ende energjia elektrike mbetet problem që lidhet me infrastrukturë. Jemi në një fazë kritike të hendekut që është krijuar mes asaj çka ofron tregu i edukimit dhe çka kërkon tregu i punës”, shtoi Rukiqi.

Ai u dha një këshillë studentëve. Sipas tij, studentët nuk duhet kërkuar afate të provimeve shtesë, por të kërkojnë të i reformojnë programet që të u përshtaten tregut të punës. Ai u tha atyre ta jetojnë jetën sikur është dita e fundit e tyre dhe të japin më të mirën e mundshme nga vetja secili student.

Kryetari i Odës Amerikane, Arian Zeka tha se është detyrë e gjithë neve që të krijojmë një të ardhme dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm për vendin.

“Nuk jemi afër rritjes së zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Caku jonë edhe i juaji është se nesër pasi të mbaroni studimet është të gjeni punë në institucione publike, ne duam që ju të krijoni vende të punës për ju dhe gjithë të tjerët. Nëse synimi i juaj është të shkoni jashtë vendit, lufta e prindërve tanë dhe ata që kanë dhënë jetën për këtë vend nuk kanë asnjë efekt”, tha ai.

Zeka tha se Oda Ekonomike Amerikane është kundër pagës minimale në Kosovë ngase sipas tyre nuk duhet të ekzistoj fare, por secili të paguhet për aq sa punon dhe të mos jetë një pagë fikse.

Drejtori gjeneral i Al Trade Center, Sokol Gashani tha se për të rinjtë duhet krijuar një të ardhme më të mirë dhe më shumë perspektivë. Ai tha se rinia kosovare duhet të jetë fuqi e vendit tonë dhe të ketë kontributdhënëse në vendlindjen e tyre.

“Dëshira ime është që e ardhmja juaj të ketë perspektivë me të madhe dhe këtë do ta keni me vetë vullnetin e juaj që keni ardh këtu për të na dëgjuar neve dhe e ardhmja juaj do të jetë e ndritur”, tha Garshani, raporton EO.

Ai ka folur edhe për problemet e hershme të filleve të kompanisë që ai e drejton dhe tani është e suksesshme.

“Ne si kompani nga themelimi kemi qenë përkrah me këtë shoqëri, kemi organizuar aktivitete dhe jemi të hapur për mundësi të reja dhe punë praktike duke i mbështetur institucionet tonë në zhvillimin e tyre për krijimin e perspektivës”, tha Garshani.

Prorektori i Universitetit të Prishtinës, Faton Berisha tha se personalitetet më të larta të vendit kanë dalë nga Universiteti i Prishtinës.

“Diskutimi i sotëm është temë e vlefshme po trajtohet në vendin e duhur, në institucion ku afër 90% të vendit tonë kanë kryer studimet themelore këtu. Në vitin e fundit në Universitetin e Prishtinës, ku kemi themeluar dy qendra të inovacionit, detyra primare është ndërmarrësia e popullatës së studentëve tanë dhe qendrat po mundësojmë përveç aftësive teorike t’i ngrisim edhe ato praktike duke krijuar ide të tyre inovative”, tha ai.

Të ngjashme