Të shtëna me armë në Podujevë, arrestohen dy persona

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmë rreth orës 22:35 në fshatin Brainë të Podujevës.

Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me dy të dyshuarit meshkuj kosovar të cilët në mënyrë vullnetare kanë dorëzuar një armë ,,Ekol’’ dhe një ,,Blow TR17’’ pa fishekë.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme