Temperaturat këtë vikend tejet të larta

Prishtinë | 05 Gus 2017 | 09:21 | Nga

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 38 gradë gjykuar sipas ecurive sinoptike, mbi rajonin tonë, edhe më tej do të vazhdojë të mbajë mot i kthjellët e me vapë. Temperaturat do të jenë, më të larta të shënuara gjatë kësaj vere, ato do të lëvizin në mes 20 e 38 gradë celsius.

Në ditën e dytë të fundjavës, po ashtu, pritet mot i kthjellët e me vapë. Temperaturat do të sillën në mes 21 e 38 gradë celsius.

Në pjesën e parë të javës së ardhshme priten vranësira kalimtare të cilat vende-vende mund të sjellin reshje shiu të përcjella me bubullimë. Nga e enjtja pritet depërtim i rrymave të freskëta ajrore që do të kushtëzojnë edhe rënien e temperaturave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme