Testi PCR, ose vetizolim për personat që hyjnë në Kosovë nga vendet me rrezik të lartë

Prishtinë | 05 Tet 2020 | 12:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të gjithë personat që do të hyjnë Kosovë, e që vijnë nga rrezik të lartë të infektimit, do të jenë të obliguar të kenë testin PCR për COVID-19, ose do të detyrohen të vetizolohen, prej 7-14 ditë, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë Aremend Zemaj, të hënën në një konferencë për medie.

“Kemi vendosë masën që të gjitha shtetet me rrezik potencial të shpërndarjes së virusit është se pa testin PCR nuk do mund të hyjnë në Kosovë, por edhe nëse hyjnë duhet të vetizolohen 7-14 ditë sipas nevojës dhe vlerësimit të situatës epidemiologjike”, tha ai.

Zemaj ka folur edhe për hapjen e kufirit me Maqedoninë e Veriut, duke thënë se një vendim i tillë mund të merret të martën nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Të ngjashme