Thaçi përkujton Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën

Prishtinë | 11 Jan 2018 | 12:00 | Nga

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka përkujtuar rënien heroike të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës.

Në një shkrim të postuar në Facebook, Thaçi i ka quajtur veprimtarë të mëdhenj të përpjekjeve të hershme për liri.

“Sot është 34 vjetori i rënies heroike të Rexhep Malës e Nuhi Berishës, dy veprimtarëve të hershëm të rezistencës dhe përpjekjeve tona për liri e pavarësi. Ishin të papërkulur me qëndrimet e tyre dhe do t’i kujtojmë gjithmonë si atdhetarë të mëdhenj” shkruan Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme