Thjeshtohet qasja për automjetet e Urgjencës në Prishtinë

Prishtinë | 18 Sht 2020 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Kanë nisur punimet për kyçjen direkte të ekipeve të Qendrës së Mjekësisë Urgjente në rrugën “Fehmi Lladrovci” afër “Rrethit të Flamurit” në Prishtinë.

Sipas drejtorit të Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, kjo do të bëhet me të vetmin qëllim për “shkurtimin edhe më shumë të kohës së arritjes në vendin e ngjarjes”.

Ekipeve të kësaj qendre më parë u është dashur patjetër të hynin në “Rrethin e Flamurit” apo atë “të Spitalit” për të qarkulluar në qytet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme