Tre të lënduar nga aksidenti i rëndë në Pejë

Prishtinë | 02 Dhj 2021 | 07:46 | Nga Ekonomia Online

Një vetaksident ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Pavlan të Pejës, ku kanë mbetur të lënduar tre persona, raporton Express

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka deklaruar se të lënduarit janë dërguar për trajtim m,jekësor në spitalin e Pejës.

“Rreth orës 22:40 në magjistralen Prishtinë- Pejë, konkretisht në fshatin Pavlan, një veturë është vetaksidentuar. Tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Pejës”, ka thënë Gashi për Sinjalin.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme