UNFPA shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave të Moshuar, kërkohet trajtim dinjitoz për moshën e tretë

Prishtinë | 30 Sht 2022 | 11:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Moshuar, UNFPA ka organizuar tryezë lidhur me gjendjen e të moshuarve në Kosovë dhe mundësitë për adresimin e nevojave të tyre sociale, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe udhëheqëse e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm, Fatmire Kollçaku, tha se si shoqëri duhet të kemi obligime ndaj të moshuarve.

Madje sipas saj, një shtet vlerësohet sipas trajtimit që i bënë fëmijëve dhe moshës së tretë.

“Edhe si shtet jemi të njohur për moshën e re, po fatmirësisht me jetëgjatësinë e njerëzve shtohet edhe numri i personave të moshuar gjë që nënkupton se edhe obligimet duhet të rriten karshi moshës së tretë sepse pleqëria po vije shumë shpejt. Një shtet vlerësohet se si i trajton fëmijët dhe moshën e tretë”, tha Klloçaku.

Visare Mujko Nimani, udhëheqëse e Zyrës së UNFPA-së në Kosovë, tha se kjo organizatë është fokusuar kryesisht në kontributin e grave të moshuara, që sipas saj, nuk vlerësohet dhe është subjekt i diskriminimit.

“UNFPA- është e fokusuar në kontributin e grave të moshuara. Kontributet që kanë dhënë dhe po japin gratë e moshuara në jetën politike, civile, ekonomike, sociale dhe kulturore mbetet kryesisht e pa dukshme dhe të pa vlerësuara. Ky grup shoqëror priret që të jetë subjekt i diskriminimit të shtuar që rezulton dhe kryqëzimi i diskriminimit në baza të moshës dhe gjinisë”.

“Plakja e popullsisë është njëkohësisht arritje globale që e ka sjellë zhvillimi, por edhe sfidë e veçantë për shoqëritë moderne. Në vitin 2030, do të ketë më shumë persona mbi 60 vjeç sesa fëmijë nën 10 vjeç. Në vitin 2050, popullsia globale e personave të moshuar do të arrijë dy miliardë. Në Kosovë, në vitin 2050 numri i personave mbi 65 vjeç (22%) do të jetë më i lartë se ai i fëmijëve nën 15 vjeç (15%)”.

“Të drejtat dhe interesat e tyre, përfshirja e tyre sociale dhe nevojat institucionale po kthehen në domosdoshmëri për politikat. UNFPA-ja është e përkushtuar që këto çështje të përfshihen në Agjendën Zhvillimore 2030, globalisht dhe në Kosovë”, tha Nimani.

E ftuara e nderit, Kimete Zeqa, infermiere në pension tha që vitet janë vetëm një numër dhe ajo nuk e ndjen vetën të moshuar duke shtuar se që nga pensionimi është marr me aktivitete të ndryshme.

“Unë në fjalorë nuk e quaj vetën plak, kam punuar 45 vite në Shtëpinë e Shëndetit dhe prej 2002 kam menduar kur të pensionohem çfarë do të bëjë. Prej nga pensionimi kam filluar me aktivitete, por nuk e ndjejë vetën as një herë të moshuar”.

Po ashtu i ftuari tjetër i nderit në këtë tryezë Isa Podvorica, saldator në pension. Ai është i kënaqur me jetën të cilën e ka kaluar, duke shprehu dëshirën që Kosova së shpejti të jetë e barabartë me gjitha shtetet tjetra.

“Jeta ime që kam kaluar ka qenë e mirë, edhe me familje edhe me fshat dhe popullatën shqiptare. Sa i për ketë lirisë tonë, e kem lirin por nuk e kemi definitive të plotë, e kemi dëshira që me u plotësu me bërë me gjitha shtetet të barabarta”, tha Podvorica.

Lexo më shumë:

Të ngjashme