Vasfije Krasniqi merr mbështetje edhe nga kryeministri kanadez

Prishtinë | 04 Qer 2019 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Vasfije Krasniqi-Goodman është takuar me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, në Shtetet e Bashkuara.

Fotografinë e tyre e ka publikuar ambasadorja e Kosovës në ShBa, Vlora Çitaku, e cila e falënderoi kryeministrin kanadez për mbështetjen dhënë të mbijetuarve të dhunës seksuale në Kosovë.

“Faleminderit kryeministër, ju jeni mbështetës i shquar i të drejtave të grave. Me mbështetjen tuaj zëri i 20000 grave dhe burrave të përdhunuar gjatë luftës në Kosovë është më i fortë. #powerforgood @Katja_Iversen @KosovoinCanada @lulzimh # WD2019”, shkroi Çitaku në Facebook.

Vasfije ❤️“Thank you Prime Minister @JustinTrudeau Minister @MaryamMonsef for being outstanding supporters of women’s…

Gepostet von Vlora Citaku am Montag, 3. Juni 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme