Vdekje e dyshimtë në Suharekë

Prishtinë | 27 Dhj 2020 | 07:44 | Nga Ekonomia Online

Një person nga Suhareka është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Sopijë të Suharekës, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Po ashtu, bëhet e ditur se viktima është gjetur nga familjarët, derisa në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe njësitet relevante policore si dhe mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq rasti po hetohet nga organet kompetente si “Vdekje e dyshimtë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme