Vdes nëna e dëshmorit kosovar, pak minuta më pas i vdiq edhe djali, kur mori vesh për vdekjen e nënës!

Prishtinë | 02 Jan 2020 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka vdekur nga një sulm në zemër nëna dhe vëllai i dëshmorit Imer Alushani nga fshati Komoran i komunës së Drenasit.
Lajmin e ka bërë nëpërmjet rrjetit social, njëri nga familjarët e dëshmorit.

“Me pikëllim të thellë iu njoftoj se sot në orët e hershme të mëngjesit ndërroi jetë nga një sulëm në zemër Miradia, së bashku me djalin Luan Alushani. Nëna dhe vëllai i dëshmorit Imer Alushani”.

Sipas informatave, Luani ka vdekur posa ka kuptuar për vdekjen e nënës.

Varrimi bëhet sot në orën 15:00, në varrezat e lagjes Alushani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme