Vdes një person në Klinë, u alivanos teksa luante futboll

Prishtinë | 27 Gus 2022 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Një mashkull në Klinë ka humbur jetën teksa ishte duke luajtur futboll mbrëmë në fshatin Gllarevë të Klinës.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se tashmë viktima fillimisht ishte alivanosur dhe rrëzuar në fushë teksa mjeku në QKMF ka konstatuar vdekjen e tij, njofton Klankosova.tv.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, është njoftuar prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet.

Të ngjashme