“Naftëtarët nuk do të kenë para as për të paguar punëtorët, shumë kompani janë në krizë”

Prishtinë | 08 Mar 2022 | 08:26 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka thënë se propozimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që të ulet akciza për naftën dhe TVSH-ja është gabim.

Berjani thotë se akciza nuk duhet të preket dhe se vendimi i vetëm është që Qeveria të tërhiqet nga vendimi për fitim të naftëtarëve.

“Akciza nuk do të lëvizë pasi buxheti është parashikuar. Kjo është gabim. Në opozitë duhet të flasësh. Edhe unë jam i partisë së tij por kjo që është folur është gabim pasi buxheti është parashikuar me këto të hyra. As TVSH nuk guxon të lëvizë”, thotë ai.

“Ne lusim kryeministrin Kurti të tërheqë këtë vendim. Marzha e fitimit është shumë e vogël dhe naftëtarët nuk do të kenë para as të paguajnë punëtorët. Ka kompani që janë në krizë dhe me nuk mund t’ia dalin me këtë vendim. Kërkojmë që së paku vendimi të prolongohet”, shton Berjani.

Të ngjashme