Nagavci: Hoti raporton në Kuvend të premten

Prishtinë | 05 Tet 2020 | 15:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, tha se ka paraqitur kërkesën për raportim të Avdullah Hotit për 100 ditshin, dhe nga kryesia është vendosur që ai të raportojë më 10 shtator, raporton Ekonomia Online.

“Tashmë u vendos të ftohet për ditën e premte dhe presim të diskutojmë për të gjitha çështjet”, u shpreh ajo.

Nagavci tha se janë 9 borde të ndërmarrjeve publike që janë të paplotësuar dhe se për këtë është njoftuar edhe Qeveria.

Ajo tha se kanë pasur bashkëpunim me Osmanin dhe do të vazhdojë edhe më tutje që janë me interes për vendin.

Tutje ajo shtoi se qeveria duhet të marrë vendime konkrete për të vendosur reciprocitet.

“Inicimi i mocionit ka qenë një thirrje për partitë që kanë kritikuar qeverinë Hoti dhe konsiderojmë që ata që kanë vërejtje të jenë pjesë e kësaj. Ajo tha se janë vetëm 31 deputet për mocion të VV” shtoi Nagavci.

Të ngjashme