Nagavci: Me planifikim të buxhetit do të punësohen 100 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta

Prishtinë | 30 Qer 2021 | 15:24 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) Arbërie Nagavci tha se gjatë këtyre 100 ditëve janë marr një varg aktivitetesh e vendime, derisa ka përmendur edhe finalizimin e Këshillit Shtetërorë të Cilësisë, raporton Ekonomia Online.

Nagavci tha se me planifikim të buxhetit do të punësohen 100 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta.

“Në këto 100 ditë pune kemi ndërmarr një varg aktivitetesh në realizimin e planit të veprimit. Gjatë 100 ditëve kemi themeluar tri qendra të karrierës dhe është finalizuar Këshilli Shtetërore i Cilësisë. Fëmijët në komunën e Kamenicës pas më shumë se dy vitesh kemi mundësuar që të kthehen në bankat shkollore”.

“… gratë shtatzëna të lirohen nga procesi mësimor ne kemi arritur marrëveshje me Fakultetin e Edukimit. Është finalizuar vendimi për mbështetjen e shoqatës së matematikanëve të Kosovës”.

“Është planifikuar buxheti për punësimin e 100 asistenteve për fëmijët me nevoja të vecanta, shujta për fëmijët nga klasa e 1 deri në 5”, tha Nagavci.

Të ngjashme