Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se “shumë shpejt” do të hapet konkursi për rekrutimin e 20 inspektorëve të arsimit, ndërsa shton se edhe për vitin e ardhshëm kanë planifikuar të pranojnë 20 inspektorë të tjerë.
Sipas saj, fokusi është që rekrutimi të bëhet sipas 7 fushave të kurrikulës arsimore.
Nagavci ka treguar se çka synohet me rritjen e numrit të inspektorëve.
“Të sigurojmë cilësi në arsim; Të jemi me afër problemeve në shkolla; Të kemi më shumë mundësi të monitorojmë e inspektojmë institucionet arsimore; Të vlerësojmë performancën e mësimdhënësve, drejtorëve dhe zv. drejtorëve si dhe performancën e shkollës.”
Postimi i plotë:
Inspektorati i arsimit deri tash ka funksionuar me kapacitete shumë të limituara, me vetëm 30 inspektorë të cilët mbulojnë tërë Republikën e Kosovës.
Në mbledhjen e 99 të Qeverisë, kemi votuar komisionin intervistues, për rekrutimin e 20 inspektorëve dhe shumë shpejt do të hapet konkursi.
Fokusi ynë është që rekrutimi të bëhet sipas 7 fushave të kurrikulës arsimore, duke plotësuar vendet e lira me kuadrin që e kemi në mungesë.
Edhe për vitin e ardhshëm kemi planifikuar të pranojmë 20 inspektorë tjerë të arsimit.
Me rritjen e numrit të inspektorëve të arsimit synojmë:
📌 Të sigurojmë cilësi në arsim;
📌 Të jemi me afër problemeve në shkolla;
📌 Të kemi më shumë mundësi të monitorojmë e inspektojmë institucionet arsimore;
📌 Të vlerësojmë performancën e mësimdhënësve, drejtorëve dhe zv. drejtorëve si dhe performancën e shkollës.
Me qasje gjithpërfshirëse e shumë dimensionale do të përmirësojmë cilësinë në arsim.