Nagavci paralajmëron universitetet: Asnjë studentë s’do të regjistrohet jashtë ligjshëm

Prishtinë | 26 Pri 2021 | 11:14 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, tha se asnjë institucion nuk do të mund të regjistrojë student mbi kuota e përcaktuara nga Agjencia e Akreditimit, raporton Ekonomia Online.

Tutje Nagavci në seancë ku do të diskutohet për situatën pandemike, shtoi se kjo është situatë shqetësuese, duke e quajtur papërgjegjësi totale.

“Është situatë shqetësuese, sipas njoftimit të zyrtarëve përgjegjës çështja e mos validimit të diplomave vjen si problem i kamotshme”.

“Diplomat e lëshuara në programet e pa akredituara të cilat nuk figurojnë në platformë dhe ky problem është më i madh sesa që e kemi menduar. Një numër i madh i institucioneve nuk i kanë dorëzuar në MASh librar amë”.

“I’u siguroj që asnjë institucion nuk mund të regjistrojë studentë jashtë ligjshëm, mbi kuota e përcaktuara nga Agjencia e Akreditimit”.

Të ngjashme