Nagavci për gjuhën në tekstet shkollore: S’ka pasur vlerësim të mirëfilltë, do të eliminohen mangësitë

Prishtinë | 08 Mar 2022 | 18:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Demokraci për Zhvillim (D4D) ka organizuar Sallonin e së Martës me temën “Paragjykimet dhe stereotipat gjinore”, ku është diskutuar për cilësinë dhe përmbajtjen e teksteve shkollore, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) Arbërie Nagavci tha se ka pasur reagime të shpeshta për cilësinë e teksteve jo vetëm në aspektin gjinor, por në përgjithësi për gjuhën e përdorur.

Ajo shtoi se nuk ka pasur një vlerësim të mirëfilltë për tekstet shkollore nga ministria e Arsimit dhe organet kompetente.

“Në shumicën e rasteve tek gjuha reagimet për cilësinë e teksteve mësimore jo vetëm në asketin gjinor, por edhe në pasaktësitë shkencore ka qenë shpesh herë të iniciuar nga prindërit, studiues dhe persona individualist dhe jo të bazuara detajisht te tekstet më përgjithësi. Nuk ka pas një vlerësim të mirëfilltë të teksteve shkollore qoftë nga ministria e Arsimit apo organet kompetente. Teksti është një nga burimet e mësimdhënies dhe nuk është i vetmi. Në mësimdhënien tonë teksti vazhdon të jetë burimi kryesor dhe shpeshherë i vetmi për mësimdhënie, kështu që është e rëndësishme të kemi tekste shkollore”.

Nagavci tha se kanë filluar një cikël diskutimesh me mësimdhënës e përfaqësues të prindërve, por edhe me tekstshkrues e përfaqësues të shtëpive botuese për të diskutuar në mënyrë që të ketë tekste sa më të mira.

“Jemi në diskutim të vazhdueshëm me përfaqësues të shkollave me prind, kemi folur për diskutimet në 7 rajonet kryesore të Republikës së Kosovës”.

Bardha Qerezi, është shprehur se tekstet shkollore paraqesin vlerat e korikulës, ku sipas saj njohuritë dhe qëndrimet përzgjidhen nga vendimmarrësit për t’u transferuar tek gjeneratat e ardhshme.

Ministrja Nagavci u shpreh optimiste për finalizimin e draftit të projektligjit deri në fund të muajit, ku sipas saj do t’u ndahet palëve që mund të kontribuojnë me komentet e tyre.

“U ngritën disa çështje shumë prej tyre më se flasim për digjitalizim jam idhëtare e kopjeve fizike të librave.

E pëlqejë atë aromën por edhe për plota arsye të tjera, digjitalizimi si proces i rëndësishëm kur edhe me situtën pandmeie u regua se sa shumë është e rëndësishëm të përdorët për mësimdhënie. Unë jam e bindur që ne nuk douhet të heqim dorë dhe rëndësia e gjithë kukturës dhe traditës tonë.

Ndoshta edhe krahasimi dhe dhënia e modeleve të ndryshe ka shumë teknike por ç’ është edhe një tekst mund të duhet që promovon paragjykime në mënyrën se si mësimdhënësi e trajton një temë të tillë, çfarë teknika përdor që mund ta preokupojë barazinë gjinorë. Duhet të sigurohemi për aspektin shumëdimensional të teksteve, përtej rolit të barazinë gjinore, vëmendjen e veçantë duhet të jetë edhe te saktësia”, tha ajo.

Ndërsa Luljeta Demolli, Drejtoreshë Ekzekutive në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj) ka treguar se vite më parë është analizuar abetarja ku ka thënë se gjatë asaj kohe i kanë takuar autorët e këtij botimi, ku më pas kanë bërë presion deri sa është larguar abetarja.

“Po ne si organizatë për studime gjinore po kthehemi në një sallon sepse kemi disa vite më par për tekste shkollore kemi realizuar një hulumtim ma herët auditivi i çështjeve gjinore në gjithë sistemin arsimor, kemi shkuar në gjitha shkollat, kemi marrë mostër të tekstit, dhe kemi analizuar tekst për tekst, e para ka qenë abetarja, e kemi taku autorët ilustrues, i kemi intervistuar, është e njëjta mendësi dhe në atë kohë kemi bë shumë presion dhe është ndryshuar abetarja.

S’e pranonin ilustruesit se kanë paragjykime gjinore, se pranonin e një vajzë e kanë paraqit në kuzhinë e se një vajzë e kanë paraqit më të dobët se një djalë”, tha Demolli.

Ajo tregon se që nga viti 2019 në bashkëpunim me librarinë Dukagjini diku në 40 botime të ciklit të ulët kanë intervenuar.

“Kemi arrit që të intervenojmë dhe sot disa libra që jemi pjesë kemi edhe logon tonë jemi krenarë sepse është hera par që gratë nuk paraqiten në kuzhinë në vende ku është më rol sepse kemi deshur që tekstet ku marrim pjesë ne të emancipojmë”.

Demolli thotë se duhet me pas shumë kujdes, sepse e kanë edhe aspektin kombëtar, teksa shton se nuk duhet të kemi përkthime, por që të punohet me autorët e veprave.

“Na duhen tekste, unë jam për metodologjinë miks, nuk jam strikte me i largu botuesit ose autorët vetë sepse ka probleme më pastaj.”

Të ngjashme