Nagavci për mosndërtimin e çerdheve: Kemi pasur probleme edhe me gjetjen e pronave

Prishtinë | 08 Shk 2023 | 11:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka përmendur përballjen me pandeminë dhe probleme me gjetjen e pronave dhe hapësirave, si “arsye” për mosndërtimin e çerdheve të premtuara në fushatë.

Në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, Nagavci është pyetur për ndërtimin e shkollave në veri të vendit, por edhe për çerdhet.

“Sa i përket ndërtimit të shkollave që janë akoma problematike për fëmijët që vijojnë mësimin në këtë pjesë, por edhe për ndërtimin e çerdheve, është një nga premtimet tona për të cilin jam e vetëdijshhme që duhet të punojmë më shumë në këtë drejtim. Viti i kaluar ka qenë një viti sfidues edhe si pasojë e pandemisë dhe ndryshimeve që janë sjellë”.

“Gjithsesi sa i përket planifikimit kemi ecur përpara dhe besoj se një formë e re e ndërtimit të çerdheve që jemi duke e shqyrtuar, me analiza të detajuara, besoj që do të na japë mundësi të realizojmë premtimin, por edhe për ndërtime apo përmirësimin e kushteve në Mitrovicën e Veriut. Bëhet fjalë për çerdhet modulare, apo objekte modulare, që janë risi apo diçka që po përdoret në Evropë e jo vetëm. E shkurton kohën e ndërtimit dhe shmang rreziqet për fëmijë në vendet ku bëhen ndërtimet. Problemet kanë qenë edhe me gjetjen e pronave dhe hapësirave”, ka thënë Nagavci.

Ajo ka thënë se pret që në fillim të muajit të ardhshëm gjërat të definohet dhe të dihet rruga përpara.

Të ngjashme