Nagavci refuzon t’i përgjigjet deputetit të PDK-së, shkak mosvotimi i marrëveshje ndërkombëtare

Prishtinë | 08 Shk 2024 | 13:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, nuk ka pranuar t’i përgjigjet në pyetjen e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, derisa këta të fundit nuk i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.

“Këtë pyetje e keni paraqit edhe disa herë në Kuvend, në atë kohë e keni pasur të qartë qëndrimin tonë që presim votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në mënyrë që të vazhdojmë pastaj me përgjigje nga ana jonë. Me intereosn që të dij a keni ndërruar qëndrim  dhe ndoshta a do të votoni ju si deputet individualisht dhe të na hapani pastaj rrugën që të vazhdojmë në këtë drejtim”, tha ajo.

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, ka pyetur ministren në lidhje me implementimin e ligjit për provimin shtetëror, se kur pritet që të digjitalizohet dhe kur do të filloj provimi shtetëror për profesionet e rregulluara.

Të ngjashme