Nagavci qorton SBAShK-un: S’mund t’i mbyllni shkollat, moszëvendësimi i orëve të humbura masë ekstreme

Prishtinë | 13 Sht 2022 | 12:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Arsimit, Arbëria Nagavci, ka thënë se është shqetësuese sesi Sindikata e Arsimit me aq lehtësi thotë se orët e humbura nuk do të zëvendësohen.

Ajo ka thënë se SBASHK-u ka marrë masa ekstreme si greva. Nagavci shtoi se “askush nuk mund t’i mbyllë shkollat”.

“580 mijë orë kanë humbur deri më tash, që janë shumë”.

“Mësimdhënësit që janë përcaktuar për grevë nuk mund t’i mbyllin shkollat publike”.

Sipas Nagavcit, në shkollat publike mund të qëndrojnë fëmijët dhe prindërit. Ajo iu ka sugjeruar prindërve që të shkojnë në shkolla e t’i marrin librat e fëmijëve.

Nagavci ka thënë se projektligji aktual i pagave do të jetë më i favorshëm për mësimdhënësit sesa ai i kaluari.

“Një ndër kërkesat tona është që mësimdhënësit të trajtohen barabartë dhe si i tillë ky projektligj i trajton, madje edhe më mirë sesa ai që ishte propozuar vitin e kaluar”, tha Nagavci.

“Kalendari është në përgjegjësi të Ministrisë së Arsimit, ne do të shqyrtojmë kalendarin e mësimit shkollor, të mos dëmtohen nxënësit, pasi të dëmtuar mbeten vetëm fëmijët dhe prindërit që i dërgojnë në shkolla publike”.

Nagavci theksoi se ndryshe nga shkollat publike, ato private janë duke e mbajtur mësimin rregullisht.

Të ngjashme