Nagavci thotë se ka rënie të incidenteve në shkolla

Prishtinë | 22 Qer 2023 | 11:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se ka një rënie të vogël të dhunës dhe incidenteve në shkolla dhe përreth tyre.

Ajo tha se për parandalimin e këtyre rasteve, Ministria ka marr një varg masash, raporton Ekonomia Online.

“Duke qenë se dhuna vjen nga faktorë të ndryshëm ajo reflekton edhe në shkolla. Sa do që përmasat janë të ndjeshme dhe secili rast i dhunës që ndodhe në shkolla është shqetësuese. Sipas raportimeve të policisë ka rënie të incidenteve”.

“Sipas kompetencave tona për mbikëqyrje ne kemi politika të qarta. Së fundin me qëllim të raportimit të secilit rast ne kemi ndërmarr edhe një varg masash duke i shpërblyer shkollat që kanë raportuar rastet”.

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu tha  se Ministria duhet që të ndërmarr hapa që të ul rastet e dhunës në sholla, pasi sipas saj numri i rasteve është i madh.

“Me vjen keq ministre që ende sot fajin i’a leni dikujt tjetër. Këtë rast komunave po ja leni fajin. Dhuna më shkolla është ende prezentë. Punësoni në secilën shkolle psikolog, kemi dhunën të ushtruar edhe nga profesorët”, tha ajo.

Të ngjashme